Lajme

Ibrahimovic “shokon” ndjekësit, rutina e sporteve ekstreme të futbollistit

Zlatan Ibrahimovic i ka habitur ndjekësit e tij në rrjetet sociale, me një video që vetëm të besosh se është 40-vjeç nuk të lejon, pasi duket në formë shumë të lakmueshme fizike.

Konkretisht, sulmuesi i Milan, ka publikuar të hënën (sot) një video, në të cilën tregon një fragment të stërvitjes së tij në palestër. Suedezi shfaqet në video pa këmishë dhe bën ulje me këmbët e tij të lidhura me një çantë grushtimi.

“Durim”, ka shkruar Ibrahimovic krahas kësaj videoje dhe pikërisht në vetëm një orë, ai grumbulloi më shumë se 3.3 milionë shikime dhe më shumë se 13 mijë komente.

Megjithatë ajo që duhet pranuar është fakti se Ibra nuk njeh moshë dhe nuk di të dorëzohet dhe pavarësisht faktit se ka qëndruar për një kohë të gjatë jashtë fushës së blertë, ai vijon të punojë shumë për rikthimin e shumëdëshiruar.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency