Icardi, komplimenta Borja Valeros për golin e parë si “zikaltër”!
Në sfidën ndaj Veronës, në “Betegodi”, për javën e 11-të të Serisë A, Mouro Icardi nuk tregoi formën e tij më të mirë. Argjentinasi u shfaq rrallëherë i rrezikshëm para portës së vendasve. Gjithsesi, “ziklatrit” arritën të merrnin tri pikët, me gola të Borja Valeros dhe Perisic, ndërsa për vendasit realizoi me 11-metërsh Pazzini.
“Bomberi” nga Rosario, në fund të kësaj transfertë aspak të lehtë, falenderoi të gjithë skuadrën për suksesin e radhës, vecanërisht Borja Valeron, për golin e tij të të parë të shënuar me fanellën e Interit.
https://www.instagram.com/p/Ba5CeiVnhJr/



