Serie A

Icardi në krizë goli, por “agjërimi” nuk ndikon te rinovimi

“Agjërim” rekord në aspektin e golit për argjentinasin Mauro Icardi, me kapitenin e zikaltërve që nuk e gjen portën që prej jo pak por 6 takimesh në kampionat. Spalletti, sikundër dhe drejtuesit e klubit milanez, pret shumë më shumë, pas dy muajsh vuajtjeje, por, sidoqoftë mungesa e golit nuk ndikon çështjen e rinovimit.

Mediet nuk kursejnë askënd, as atë për të cilin thurin vargje dashurie në rast triumfi dhe tashmë, pa mëshirë, e etiketojnë sulmuesin 25-vjeçar simbol të krizës se Interit. Mes polemikave që e përndjekin mu nes mes të çështjes së shumëdiskutuar për rinovimin, Icardi e gjen veten të pamundur të bëjë punën e tij, duke mos gjetur dot më golin. 6 ndeshje radhazi pa gol, i fundit daton në 15 dhjetor ndaj Udineses, ndezin sirenat e alarmit te ky Inter, që po e ndjen krizën e kapitenit në lëkurë.

Romanca mes palëve nuk është më në maksimumin e saj, por, gjithsesi, nuk ndryshojnë planet e klubit për të vijuar bashkë. Atëherë lajmi i vërtetë këtu është se, pavarësisht krizës së rezultateve, asgjë nuk do të ndërhyjë në bashkëjetesën e tyre. Gjithsesi, shiriti i kapitenit ka një përgjegjësi të madhe dhe duhet merituar në çdo moment dhe Interi ka nevojë për kapitenin e  tij.

Spalletti dhe Icardi në drejtime të ndryshme në përfundim të sfidës së të dielës nuk është rruga e duhur për këtë Inter. Ndoshta Icardi, i ndikuar dhe nga Wanda Nara, duhet të bëjë më pak dalje publike dhe më shumë të tilla me finalizime para porte.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency