Serie A

Icardi nuk dëshiron të luajë më me Interin, vlerësohet operacioni në gju

Mauro Icardi duket se nuk do të zbresë më në fushë me Interin, që pas vendimit të zikaltërve për t’i hequr shiritin e kapitenit, gjë që nuk u prit aspak mirë nga sulmuesi argjentinas.

Që prej asaj dite, sulmuesi është justifikuar me një problem një gju, që pas analizave rezultoi se nuk ekzistojnë në të vërtetë, por krejt e kundërta është ajo që pretendon Icardi.

Ish kapiteni duket se ngulmon në problemet me gjurin dhe së fundi ka kërkuar që t’i nënshtrohet një operacioni, për të zgjidhur njëherë e mirë çështjen e dëmtimit.

Kaq do të mjaftojë që Icardi të mbyllë sezonin me Interin, në pritje që në verë të ndërrojë shtëpi dhe të transferohet në ndonjë klub tjetër.

Gjithsesi, ajo që besohet është se më tepër sesa problemet me gjurin, është dëshira e Icardit për të mos ulur kokën dhe për të mos u rikthyer të veshë më fanellën zikaltër në fushën e lojës.

Këtë e kanë kuptuar mjaft mirë edhe drejtuesit zikaltër, që tashmë po shohin opsione të tjera për sulmin, për sezonin e ardhshëm, ndërsa Marottës i mbetet detyrë të negociojë largimin e Icardit me shifra sa më të larta.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency