Serie A

Icardi rinovon me Interin pas pashkëve, por e ardhmja mbetet në dyshim

Pas pokerit të golave që realizoi ndaj ish skuadrës së tij Sampdorias, Mauro Icardi sulmuesi argjentinas i Interit është rikthyer papritur në qëndër të vëmendjes. Me finalizimet ndaj Sampdorias, Icardi kaloi kuotën e 100 golave në Serinë A duke kapur shifrën e 103 të tillëve por njëkohësisht arriti edhe kuotën e 100 finalizimeve me Interin në të gjitha kompeticionet.Tashmë në kampin zikaltër janë të përqëndruar te rinovimi i kontratës aktuale nga ana e sulmuesit argjentinas i cili mund të vijë menjëherë pas pashkëve katolike.Gjasat janë që kapiteni të firmosë një marrëveshje të re me një pagë vjetore prej 7 deri në 8 milionë euro, ndërkohë që Interi synon t’i rrisë klauzolën e largimit që nga 1 korriku deri në  datën 15 të po këtij muaji  është në shifrën e 110 milionë eurove për klubet jashtë Italisë. Sabatini dhe Ausilio në marrëveshjen e re duan të përfshinë një klauzolë të re që mund të variojë nga 160 deri në 200 milionë euro. Por edhe nëse rinovon me Interit e ardhmja e Icardit te skuadra zikaltër nuk është e sigurtë dhe për të liruar përfundimisht nga porblemet e fair-playit financiar dhe që merkato e verës të mos jetë sërish me vetëfinancim, klubi milanez mund të vendosë ta shesë sulmuesin 25-vjeçar me Mauriton që ka shumë oferta nga klubet më të mëdha të Europës.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency