Futboll

ICC/Shkëlqen Joao Felix, Altetico mposht Juventusin në Stokholm

Në sfidën në fundit për International Champions Cup Atletico Madrid mposhti 2-1 Juventusin në Stokholm të Suedisë. Golat u shënuar të gjithë në pjesën e parë, ku fillimisht realizoi Lemar e gju, në minutën e 24-t, ndërsa Khedira barazoi pak minuta më vonë. Gjithsesi nuk vonoi goli i blerjes më të re të Atleticos, Joao Felix, i dha sërish avantazhin skuadrës së Simeones, me rezultatin që nuk ndryshoi më.

Në pjesën e dytë të dy trajnerët, Simeone e Sarri bënë ndryshime të shumta në formacion, madje në lojë u hodh edhe Correa, që është objektiv i Milanit në merkato.

Në 20 minutat e fundit debutoi edhe Danilo për Juventusin. Bardhezinjtë, pavarësisht humbjes treguan se kanë shumë potencial në fazën e sulmit, por duhet të korrigjojnë jo pak në prapavijë.

Në krahun tjetër, Simeone duket të jetë shumë i kënaqur nga forma që po shfaq talenti portugez, Joao Felix, i cili pritet të jetë pikë kryesore e “Los Colchoneros” që në takimin e parë të La Ligas kundër Getafes.

 

 

 

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency