Serie A

Ide e re për sulmin, Juventus gati të firmosë me një bomber me parametra zero

Pas dështimit për të sjellë në Torino emra si Werner e Firmino, Juventus ka kthyer sytë nga Dries Mertens për sulmin. Bardhezinjtë janë ende në kërkim të një zëvendësuesi për serbin Dusan Vlahovic dhe pikërisht belgu duket se është alternativa ideale.

Ndonëse me 35 vite mbi supe, Mertens e njeh në mënyrë perfekte Serinë A dhe sipas nevojave, mund të luajë si sulmues kryesor, por edhe si sulmues krahu apo fantazist.

Për më tepër, golashënuesi më i mirë në histori me Napolin, është futbollist i lirë, pasi refuzoi rinovimin me klubin napolitan dhe bardhezinjtë po mendojnë t’i ofrojnë një kontratë një vjeçare me pagë prej rreth 4.5 milionë eurosh në sezon.

Ndërkohë, telashet në mesfushë me dëmtimet e Pogba dhe McKennie kanë detyruar drejtuesit e Juventusit që të nxitojnë për të sjellë në Torino mesfushorin argjentinas Paredes. Më në fund PSG-ja ka bërë të ditur edhe çmimin, që është 20 milionë euro dhe tani topi është në këmbët e bardhezinjve, që duhet të paguajnë për ta marrë menjëherë.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency