Ideja e fundit e merkatos, Arsenali tenton goditjen e dyfishtë te Juventusi
Arsenali po kërkon për një sulmues dhe mesfushor. Vlahovic përfundoi te Juventusi, ndërsa blerja e Isaak nga Real Sociedad është komplikuar shumë.
“Topçinjtë” po tentojnë goditjen e dyfishtë në ditën e fundit të merkatos, dhe kanë hedhur sytë nga Serie A, konkretisht te Juventusi.
Mediet angleze shkruajnë se objektivat e klubit londinez janë Alvaro Morata dhe Arthur. Ardhja e Vlahovic kufizon minutat për Moratën, të cilin e ka kontaktuar personalisht ndihmësi i Mikel Artetës.
Arsenali nuk është dorëzuar as për Arthur, të cilin e kërkon në huazim. Juventusi pritet të dorëzohet në fund, por më pasi të ketë siguruar shërbimet e Nandez nga Cagliari.
Quiz: Gjeni lojtarët në foto…
Testoni njohuritë tuaja mbi lojtarët e Premier League...



