Serie A

Ideja e fundit e merkatos, Monza tenton “xholin” e Portugalisë

Monza me objektiv të ri në merkato. Klubi që këtë sezon do të luajë për herë të parë në elitën e futbollit italian, po tenton shërbimet e William Carvalho, lojtarit që numëron 73 ndeshje dhe 5 gola me kombëtaren portugeze.

30-vjeçari luan si mesfushor shkatërrues dhe qendërmbrojtës, ndërkohë që ka edhe një vit kontratë me Real Betis. Adriani Galliani ka nisur kontaktet me agjentin e lojtari luzitan, për të cilin vitin e kaluar u interesua edhe Milani.

Emri i portugezit është lidhur edhe me Interin në të kaluarën. Për momentin nuk ka asnjë ofertë zyrtare, vetëm mbledhje informacioni mbi dëshirën e lojtarit dhe kërkesat e klubit andaluzian.

Carvalho luajti 49 ndeshje me Betis sezonin e fundit, duke shënuar 4 gola e dhuruar 5 asiste. Mesfushori ka një eksperiencë të madhe, teksa me Portugalinë fitoi Euro 2016 në Francë.

TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE

QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency