Futboll

Infantino, nga karantina: Kam disa simptoma të lehta, por jam mirë

Javën e kaluar, presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, njoftoi se ishte prekur nga Koronavirusi. Ai pranoi se kishte simptoma të lehta dhe se ishte izoluar në banesën e tij. Infantino vazhdon të qëndrojë në karantinë dhe fatmirësisht nuk ka probleme serioze me shëndetin. Sot, numri 1 i qeverisë së futbollit botëror postoi një mesazh duke falënderuar të gjithë ata që janë shqetësuar për shëndetin e tij.   

“Ndihem më mirë, por ende kam disa somptoma të lehta. Kam marrë kaq shumë mesazhe dhe letra në ditët e fundit dhe do të doja t’i falënderoja sinqerisht të gjithë për mbështetjen, e cila është vërtet prekëse. Faleminderit nga zemra ime.”

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency