Serie A

Igli Tare kryeson sondazhin për drejtorin sportiv më të mirë në Serinë A

Cili është drejtori sportiv më i mirë në Serinë? Kjo është pyetja që Corriere Dello Sport u drejton lexuesve të saj në sondazhin e fundit, për të zbuluar mendimin që kanë të apasionuarit e futbollit italian për punën e drejtuesve që kanë një rol shumë të rëndësishëm në skuadrat respektive. Rezultatet e para konfirmojnë faktin që Igli Tare, drejtori sportiv i Lazios, mbetet ndër më të vlerësuarit nga opinioni sportiv italian për manaxhimin që i ka bërë merkatos së Lazios sezonet e fundit, çka është reflektuar përveçse në rezultate, edhe në rritjen e vlerës së futbollistëve të skuadrës bardhekaltër. 44-vjeçari shqiptar kryeson momentalisht me 18% të votave, i ndjekur nga Paraticci i Juventusit dhe Giuntoli i Napolit me nga 14%. Më pas renditen Sartori i Atalantës dhe Monchi i Romës me nga 10%. Këto janë vetëm rezultatet paraprake, pasi votimi në këtë sondazh të Corriere Dello Sport nuk është mbyllur akoma.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency