Kategoria Superiore

Ignjatovic nuk largohet nga Laçi, i besohet një detyrë e re

Ish-kapiteni i Laçit, Aleksander Ignjatovic e ka mbyllur me futbollin, por jo me klubin kurbinas. Mbrojtësi serb ka marrë një detyrë të re te klubi i laçit, atë të drejtorit teknik dhe po punon për të përforcuar skuadrën.

Ignjatovic është shfaqur në krah të nigerianit Michel Babatunde, në prezantimin zyrtar të tij me fanellën e kurbinasve, teksa zyrtarë të klubit të Laçit konfirmojnë detyrën e re të serbit.

Mbrojtësi 34-vjeçar u bë pjesë e kurbinasve verën e 2019-ës dhe pas tre sezonesh si futbollist, ku arriti të gradohej edhe kapiten, vendosi ta mbyllë me futbollin e luajtur, për të nisur një rrugëtim të ri, po brenda të njëjtit sport.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency