Iker Casillas drejt rikthimit në Spanjë, e do Deportivo
Në merkaton e janarit Iker Casillas, ish-kapiteni i Realit të Madridit mund të lërë përfundimisht Porton pasi spanjolli nuk bën pjesë në planet e trajnerit Sergio Conceicao i cili preferon Jose Sa për portën. Gjasat janë që Casillas të rikthehet në kampionatin spanjoll për të nisur një eksperiencë të re në rradhët e Deportivo La Corunas. Para pak ditësh u fol se do të ishte Newcastle United destinacioni i ri i Casillas por mesa duket përpara kalimit te skuadra e Rafa Benitez në Premier League ish-portieri Spanjës preferon një rikthim në La Liga dhe është gati të firmosë me klubin galician.



