Gossip

Ilary Blasi: Ja pse nuk reagova për “ndarjen” me Francescon

Ilary Blasi foli në lidhje me krizën e supozuar me bashkëshortin e saj, Francesco Totti, në një intervistë të gjatë për të përjavshmen “Chi”.

“Kam lexuar shumë gjëra. Sinqerisht, nuk e kuptuam, unë dhe Franceskon, pse u shkruan. Gjatë 20 viteve që jam me Francescon, ka ndodhur gjithmonë, është shkruar për krizë. Po pse ndodh kjo? Sepse kur shkruan për Tottin, vëmendjen e ke të garantuar. Dëshironi të tërhiqni vëmendjen? Përgjigja është Totti. Ishin ditët e para të luftës në Ukrainë dhe gazetat flisnin për mua dhe Francescon. Ndoshta ishte një histori e mire dhe një histori e keqe.”

Pyetja në këtë rast është: pse nuk reagoi Ilary?

“Sepse edhe po ta mohojmë, ndodh përsëri. Ata morën gjëra që … Unë kam thënë shpesh në intervista “nuk dihet, çdo gjë mund të ndodhë në jetë. Shkruanin se nuk isha në ditëlindjen e Francescos. E vërteta është se nuk e kisha publikuar fotografinë. Edhe çfarë? Pastaj të nesërmen shkuam në Paris. Por për çfarë po flasim? Për të krijuar rastin mediatik.”

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency