Kategoria Superiore

Ilir Daja: Barazimi i drejtë, presim përforcime

A ishte rezultati 0-0 më i drejti?

Të dyja skuadrat kishin probleme, fubollistët janw ende me muskuj të ngarkuar. Mungesa e ndeshjeve na bëri që të mos kishim ritmin e duhur. Kemi shumë gjëra për të përmirësuar dhe kjo është pozitive. Nuk jam dakord me atë që bëmë sot, sepse rrezikoheshim madje edhe me topa të gjatë. Gabimet nuk janë vetëm të mbrojtjes. Rezultati më i drejtë ishte barazimi për atë që dhanë skuadrat.

Keni qenë shumë komunikues gjatë gjithë ndeshjes me futbollistët…

Kam një muaj e gjysmë këtu, akoma kemi nevojë për të kodifikuar lëvizjet apo mesazhet nga stoli. Kemi një leksion në seancat e teorisë vetëm për komunikimin. Sot kishim problemeve nga të gjitha krahët. Le t’i kënaqemi këtij barazimi, sepse ishte ndeshja e parë në transfertë. Nuk justifikohemi me kohën e paktë, por na del shumë punë për të bërë.

A i keni lojtarët e duhur që Flamurtari juaj të jetë si Skënderbeu…?

Nuk mund të flas për lojtarë që nuk janë pjesa jonë, Cale do të na bënte shumë punë, është shumë efikas. Torassa dhe Cale i janë bashkuar vonë skuadrës, nuk e kanë kondicionin fizik. Nëse Cale do të bëhet pjesë e Flamurtarit do të jetë forcë e shtuar në sulm. Lojtarët me eksperiencë duhet të kishin më shumë personalitet në fushë për të ndihmuar të rinjtë. Ata duhet të merrnin iniciativën. Na duhen lojtarë të tjerë, por nuk mund t’i them pozicionet.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency