Kategoria Superiore

Ilir Daja: Më pëlqeu mentaliteti i Skënderbeut

“Jam i kënaqur me mentalitetin e fituesit që tregon ekipi. E morëm situatën nën kontroll edhe pas 2-0. Terreni nuk na lejonte të zhvillonim një futboll cilësor. Sot kishim shumë mungesa në formacionin bazë dhe lëvizje pozicionesh.
E pyeta Sowen nëse bie dëborë edhe në vendin e tij. Sowe ka qenë pikë e fortë e jona, i kërkova Muzakës dhe Jamesit ta mbështesnin më shumë. Sot Sowe bëri diferencën, por jam i kënaqur nga i gjithë ekipi që tregoi forcë karakteri.
Veprimet e Sowe ishin individuale, por sigurisht një lojtar nuk mund të bëjë gjithçka vetëm. Sot ai bëri diferencën, për të furnizuar linjat e dytë dhe për të dhënë asiste. Edhe ekipi i ka krijuar kushtet që të shprehet në këtë mënyrë.
E kemi tentuar me fillimin e kampionatit që t’u jepnim minutazh lojtarëve që kanë luajtur pak, pastaj morëm vendim që vendin e titullarit duhet ta fitojnë në stërvitje. Ndonjë që ka patur pak minutazh, por shprehet mirë, vendin e ka të hapur, duhet të tregojë vazhdimësi.
Nimaga sot luajti mirë dhe nëse do të vijojë kështu do të ketë fanellë titullari.”

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency