Kategoria Superiore

Ilir Daja: Nuk e braktisa Skënderbeun, s’më bindi projekti

 

Ilir Daja nuk pranon që ka tradhtuar korçarët me vendimin e tij për të marrë drejtimin e Flamurtarit. Trajnerin i suksesshëm, që fitoi titullin dhe Kupën në Korçë, theksoi në një intervistë për SuperSport, se projekti i Takajt me Skënderbeun jasntë Europës nuk ishte bindës.

“Nuk ka braktisur asnjeri asgjë. “Anija” e quajtur Skënderbeu, ankoruar në fund të sezonit ishte me shumë trofe brenda: me titullin e fituar, me Kupën e Shqipërisë, me katër ture të kaluara. Më është prezantuar një projekt që nuk më bindte për vazhdimësinë. Kjo është e vërteta në anën sportive.

Por në respekt të gjithçkaje të bukur që kemi bërë te Skënderbeu, në respekt të një qyteti të mrekullueshëm, por duke parë edhe momentin e vështirë që Skënderbeu po kalon me UEFA-n, preferoj të mos them gjithçka për veten”.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency