Ilir Daja prezantohet te Flamurtari, nis puna për merkaton
Ilir Daja është zyrtarisht trajner i skuadrës së Flamurtarit. Tekniku që udhëhoqi Skënderbeun drejt triumfit të dyfishtë, ka arritur marrëveshjen me administratorin Sinan Idrizi, për drejtimin e kuqezinjve.
Një lëvizje e zgjuar kjo e drejtuesve të klubit vlonjat, që i japin “çelësat” e skuadrës një trajneri me mentalitet fituesi, çka e tregon dhe karriera e Dajës, kampion me Elbasanin, Dinamon dhe së fundmi me Skënderbeun.
Prezantimi i 51-vjeçarit është bërë zyrtarisht pasditen e të martës, ndërsa tani pritet të nisë puna për përforcimin e skuadrës, sepse klubi vlonjat ka rinovuar me vetëm 4 futbollistë deri në këto momente.



