Serie A

Immobile ‘ia hedh’, do jetë gati për Interin

Ciro Immobile do të mungojë vetëm këtë fundjavë për Lazion, ndërsa do të jetë plotësisht në dispozicion të Inzaghit, për sfidën e 30 dhjetorit, ndaj Interit.

Sulmuesi i bardhekaltërve është dënuar vetëm me një javë pezullim dhe me 10 mijë euro gjobë, për incidentin me Burdison, në sfidën e të hënës ndaj Torinos, ku u ndëshkua edhe me karton të kuq.

Ky vendim shkaktoi shumë polemika, pasi erdhi menjëherë pas një 11-metërshi të mohuar për Lazion, ku arbitri Giacommeli refuzoi edhe t’i referohet VAR-it.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency