Serie A

Immobile rikthen Lazion te fitorja, bardhekaltrit lënë pas Interin në renditje

Pas 3 humbjeve radhazi në kampionat Lazio nuk zhgënjeu më. Bardhekaltrit u rikthyen te suksesi në kampionat pasi mposhtën 2-0 Veronën në Olimpico falë një dygolëshi të Ciro Immobiles i cili u shkëput akoma më shumë në krye të listës së golashënuesve pasi tashmë numëron 22 finalizime, 4 më shumë se Icardi. Një fitore me aromë Championsi kjo për skuadrën e Simone Inzaghit me Lazion që parakaloi Interin në renditje pasi u ngjit në vendin e 4-t në kuotën e 49 pikëve. Pas një pjese të parë të dominuar nga vendasit por shtylla i tha jo golit të Lazios, në fraksionin e dytë bardhekaltrit reaizuan dy herë me Immobilen duke marrë një fitore shumë të rëndësishme dhe duke i shkaktuar Veronës humbjen e 3-të radhazi.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency