La Liga

Impenjimet e vonuara me kombëtaret në Amerikën e Jugut, shtyjnë sërish dy ndeshje të La Ligas!

Ashtu siç ndodhi muajin e kaluar me sfidat Barcelona-Sevilla dhe Alaves-Villareal edhe këtë herë federata spanjolle e futbollit ka vendosur të shtyjë dy nga sfidat e raundit të 9-të të La Ligas për shkak të impenjimeve të disa lojtarëve në eliminatoret e Amerikës së Jugut në sfidat që do të luhen mbrëmjen e të enjtes me orën në kontinentin latin dhe në orët e para të mëngjesit të së premtes me atë spanjolle. Real Madrid-Athletic Bilbao dhe Granada-Atletico Madrid në program për t’u luajtur të dielën janë shtyrë për një afat tjetër pasi emra brazilianët e Realit apo edhe argjentinasit e Atleticos së Madridit apo edhe uruguianët e të dyja ekipeve kthehen shumë vonë nga impenjimet me kombëtaret dhe i bie të humbisnin këto sfida, ndërkohë që për ditën e hënë këto dy takime nuk mund të shtyheshin pasi të martën Atletico Madrid dhe Real Madrid do të jenë të impenjuara në Champions League.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency