Indian Wells Masters/ Rafael Nadal mund të shpallet kampion pa luajtur!
Rafael Nadal mund të jetë kampion i Indian Wells ATP Masters 1000 për herë të katërt, por këtë herë pa luajtur fare, pasi rivali i tij, amerikani Taylor Fritz, dëmtoi kyçin e djathtë të dorës gjatë ndeshjes së fundit, që e fitoi ndaj rusit Andrey Rublev në gjysmëfinale, të shtunën.
Fritz, i cili është edhe numri 20 i botës, nuk e ka kaluar testin stërvitor përpara finales, duke u tërhequr pas disa minutash, që e zhvilloi këtë të dielë.
24-vjeçari duhet të vlerësojë nëse është në gjendje të përballet me Nadal dhe të bëjë një tentativë të fundi apo nëse do tërhiqet dhe t’ja lërë të hapur rrugën drejt titullit Nadalit.
Kjo finale është planifikuar të nisë në orën 23:00 pas ndeshjes për femra mes grekes Maria Sakkari dhe polakes Iga Swiatek.



