Bundesliga

Infektohet me Covid-19 ylli i Bayern, rrezikon grumbullimin me Francën

Bayern Munich bëri me dije këtë të enjte se mbrojtësi Benjamin Pavard ka rezultuar pozitiv me Covid-19 dhe aktualisht është në izolim.

Ky është një problem serioz për klubin gjerman që ka disa mungesa të theksuara për shkak të dëmtimeve.

Problem serioz është edhe për kombëtaren francize që e kishte mbrojtësin në listën e lojtarëve që do të grumbullonte për ndeshjet e radhës.

Ndër të tjera, klubi i Bayern thekson në reagimin në rrjetet sociale se Pavard është në gjendje të mirë dhe nuk ka probleme serioze nga infektimi me Covid.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency