Inglese largohet përfundimisht nga Napoli, por mbetet në Itali
Roberto Inglese do të vijojë të jetë pjesë e Parmës, por këtë herë me një marrëveshje që do ta shndërrojë një futbollist plotësisht të emilianëve.
Klubi i Parmës arriti akordin që të marrë përfundimisht sulmuesin, me një huazim prej 2 milionë eurosh dhe detyrim blerjeje në fund të sezonit, për 18 milionë euro të tjera.
Sulmuesi 27-vjeçar ishte pjesë e Parmës edhe sezonin e kaluar, ku në 25 takime, arriti të shënojë 9 gola, ndërsa këtë vit do të udhëheqë sulmin, i mbështetur nga Gervinho dhe francezi Karamoh.



