La Liga

Iniesta ngroh tifozët: Xavi perfekt për Barcelonën, do shkëlqejë edhe si trajner

Andres Iniesta është gëzuar që në stolin e Barcelonës është ulur Xavi, ish-shoku i shumë betejave dhe trofeve të fituara tek ekipi katalanas dhe kombëtarja spanjolle.

Mesfushori i Vissel Kobe në futbollin japonez, ka folur për kanalin zyrtar të La Liga-s rreth emërimit të Xavit si trajneri i ri i Barcelonës.

Xavi ëshë trajneri perfekt për Barcelonën, ai i njeh shumë mirë lojtarët dhe klubin. Xavi është përgatitur mirë për këtë detyrë, kjo është gjëja më e rëndësishme.

Ai është i përshtatshëm për Barcelonën jo vetëm për atë që përfaqëson, por edhe për trajnerin që është bërë sot”. Në fund një urim për Xavin.

I uroj gjithë fatin e botës, jam i bindur se do të bëjë mirë në këtë aventurë. Ai ka një entuziazëm të jashtëzakonshëm, le të shpresojmë që gjërat të shkojnë sa më mirë për të”, theksoi 37-vjeçari.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency