Serie A

Insigne sërish i diferencuar, në dyshim për sfidën me Torinon

Lorenzo Insigne u dëmtua mbrëmjen e 1 dhjetorit, në përballjen me Juventusin dhe vijon të qëndrojë jashtë fushave për Napolin. Mungesa e tij u ndie të napolitanët edhe në sfidën e të dielës, ndaj Fiorentinës, ku skuadra e Sarrit u ndal në barazim 0-0, duke mbyllur takimin e dytë radhazi në Serinë A, pa shënuar gola.

Sulmuesi anësor italian vijon të stërvitet i diferencuar, duke vënë në dyshim prezencën e tij në transfertën ndaj Torinos, e planifikuar të luhet të shtunën në orën 18:00. Sipas medieve pranë klubit të Napolit, trajneri Sarri po planifikon një formacion pa Insignen në fushë, pasi nuk beson se mund të rikuperohet deri të shtunën.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency