Insigne vendos të ardhmen, zgjedh tokën e premtuar?
Lorenzo Insigne është një nga futbollistët më të rëndësishëm që do të jetë pa kontratë qershorin e ardhshëm, pasi nuk e ka pranuar ofertën e rinovimit të presidentit të Napolit, De Laurentiis. Emri i tij është lidhur me klube të ndryshme të rëndësishme në Europë, por sipas mediave, e ardhmja tij mund të jetë në MLS.
Po sipas raportimit të mediave Insigne ka një shans “75 përqind” për të pranuar ofertën e Toronto FC. Sulmuesi i kombëtares italiane dëshiron të vazhdojë të luajë në nivele të larta në Europë, por ofertat nuk po e kënaqin. Paga që i ofron klubi kanadez është intriguese, më e lartë nga ajo që përfitoi Sebastian Giovinco 5 vite më parë, kur la Juventusin.



