Futboll

Insigne “vuan” te Toronto: Këtu dëgjojnë Drake para muzikës napoletane, më mungon magazinieri!

Lorenzo Insigne vendosi të braktiste këtë verë Napolin dhe Europën teksa preferoi të provonte një aventurë në Kanada tek skuadra e Torontos e cila luan në elitën e futbollit amerikan, MLS. Aventura e sulmuesit përtej oqeanit ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme duke qenë se në gjashtë ndeshjet e para të kampionatit ka shënuar tre gola.

Ndërkaq, Insigne është edhe në një shoqëri të mirë duke qenë se kanadezët kanë transferuar edhe patriotët e tij, Bernadeschi e Criscito. Megjithatë, pavarësisht faktit se në dhomat e zhveshjes së skuadrës janë tre italilianë, sërish në një intervistë të fundit, Insigne zbulon se shokët e skuadrës dëgjojnë muzikë në gjuhën angleze ndërsa shton se nga Napoli i mungon magazinieri.

“Përveç një marrëdhënie shumë të mirë me Bernadeschin dhe Criscito, edhe Mavinga po më ndihmon, është një djalosh shumë i mirë. Po mundohem të mësoj sa më shpejt të jetë e mundur gjuhën angleze, e di që nuk është e lehtë por po përpiqem. Mundohem të kuptoj trajnerin dhe kapitenin Bradley, kjo është e rëndësishme dhe më bën të ndihem mirë. Në dhomat e zhveshjes janë të tjerë ata që vendosin muzikën, nuk vendos shumë muzikë napoletane sepse nuk kuptojnë asgjë. Por, rregullohemi disi, këtu dëgjohet Drake dhe The Ëeekend. Më pëlqejnë ata.

Nga Napoli më mungon Tommaso, magazinieri i cili më përgatiste kafen sipas shijes time. Këtu te Toronto, presidenti ka vendosur një makineri për kafen dhe e kam vlerësuar shumë gjestin e tij. Megjithatë, kafeja e Tommasos është e pakonkurrueshme”, u shpreh Insigne.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency