La Liga

Insistimi i Xavit jep efekt, “xholi” i Barcelonës përgjysmon pagën për të rinovuar

Merkato dhe rinovime te Barcelona. Drejtuesit e klubit katalanas mbyllën në dhjetor bisedimet e rinovimit me Sergi Roberton, i cili ndodhet në vitin e fundit të kontratës.

Gjithsesi, Xavi Hernandez ka insistuar që të gjendet akordi në lidhje me mbrojtësin e djathtë (mund të luajë edhe në qendër të mesfushës), dhe ashtu ka ndodhur.

Sport.es raporton se klubi spanjoll ka gjetur gjuhën e përbashkët me menaxherin e 30-vjeçarit spanjoll, i cili ka dalë nga akademia e Barcelonës.

Sergio Roberto do të rinovojë me një vit, pra deri në verën e vitit 2023, teksa ka pranuar të reduktojë pagën e tij sezonale në masën 50%.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency