Inter, 3 alternativa për sulmin nëse ikën Lautaro!
Nëse Lautaro Martinez largohet nga Interi me destinacion Barcelonën verën e ardhshme, zikaltërit kanë piketuar 3 emra të rëndësishëm. I pari në listë është Pierre Emerick Aubameyang, sulmuesi i Arsenalit i cili ka statistika shumë të mira gjatë sezoneve të fundit, një emër tjetër është ai i Timo Werner i Leipzig, por gjermani është në bisedime të avancuara me Liverpoolin. Ndërkohë nuk përjashtohet as Anthony Martial i Manchester United që është një preferencë e vjetër e drejtuesve zikaltër.



