Inter dhe Milan shfaqin interes për talentin koreano-verior
Inter dhe Milan, dy klube në pronësi të kinezëve kanë hyrë në garë për një talent që mund t’u shërbejë ekipeve edhe në fushë por edhe në imazh në tregun aziatik. Bëhet fjalë për Han Kwang-song, sulmuesin e Cagliarit i cili po shkëlqen në huazimin te Perugia në Serinë B. Deri tani ai ka shënuar 6 gola në 9 ndeshje dhe blerja e tij nga Milani ose Interi do të kishte edhe efekt për rritjen e popullaritetit në Korenë e Veriut të kuqezinjve ose zikaltërve.



