Serie A

Inter gjen shkaqet e humbjes ndaj Bolognës, nuk është gabimi i portierit

Humbja ndaj Bolognës “djeg” ende te Interi dhe mund të mbetet gjatë në memorie nëse zikaltrit nuk arrijnë të fitojnë titullin kampion në Itali.

Vendimtar u bë një gabim i portierit rumun Ionut Radu, që dhuroi golin e dytë të Bolognës, por në kampin zikaltër kanë reflektuar me kalimin e orëve dhe kanë gjetur edhe shkakun e vërtetë të humbjes.

Kështu Simone Inzaghi vijon të këmbëngulë që goli i parë i Bolognës duhej anuluar për një faull ndaj Perisic në nisje të aksionit. Ndërhyrja ndaj kroatit ndodhi para syve të Inzaghit, që protesoi gjatë dhe madje u ndëshkua me karton të verdhë, ndërsa moviolat në Itali i dhanë të drejtë teknikut zilaltër.

Gjithashtu në kampin zikaltër u ankuan edhe për faktin se në pjesën e dytë u luajtën vetëm 20 minuta e 34 sekonda lojë efektive, ndonëse skuadrat qëndruan në fushë për më shumë se 50 minuta.

Tentativa e futbollistëve të Bolognës për të ulur ritmin dhe vonuar lojën ishte e dukshme, madje klubi emilian u gjobit edhe me 5000 euro, për largim të vazhdueshëm të personave të ngarkuar për kapjen e topave jashtë fushës.

Zhgënjimi i zikaltërve është edhe me trajtimin mediatik, pasi të gjithë u morën me gabimin e Radu dhe i dhanë shumë pak rëndësi moviolës, apo zhdukjes së topit në mënyrë të qëllimtë në “Dall’Ara”.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency