Serie A

Inter huazon sërish Lazaron, këtë herë në kampionatin italian

Valentino Lazaro largohet sërish nga Interi, por këtë herë qëndron në Serinë A. Anësori austriak do të transferohet te Torino në huazim me të drejtë blerjeje, teksa të shtunën pritet të kryejë vizitat mjekësore dhe të nisë përgatitjet nën urdhrat e trajnerit Juriç.

Interi ka marrë përsipër të paguajë një pjesë të pagës së austriakut, që mund të luajë në të dy krahët e mesfushës dhe do të jetë një alternativë e mirë qoftë për Singo në të djathtë, qoftë për Vojvodën në të majtë.

Interi e bleu Lazaron në verën e 2019-ës për 22 milionë euro nga Hertha e Berlinit, por pas 6 ndeshjesh kuptoi se ishte një investim i dështuar dhe që atëherë austriaku ka qenë në huazim në skuadra si Newcastle, Borussia Monchengladbach dhe Benfica.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency