Inter-Juve, publikohen formacionet zyrtare, bardhezinjtë me shumë mungesa!
Interi dhe Juventusi luajnë sot në mbrëmje trofeun e parë të sezonit. Në San Siro dorëzohet trofeu i Superkupës së Italisë ai i vitit 2021 që u shty për t’u luajtur në janar të 2022-it, pas një derbi të zjarrtë të cilin do të keni mundësi ta shijoni në ekranin e Supersport. Interi është i avantazhuar për të fituar mbrëmjen e sotme jo vetëm për faktin pasi vjen si kampion i Italisë por edhe sepse Juventusi ka shumë mungesa në formacion për shkak të pezullimeve, dëmtimeve dhe Covid-19, ndërsa zikaltrit janë në fushë me formacionin më të mirë të mundshëm.
Formacionet zyrtare:
Inter(3-5-2): Handanovic, Skriniar, De Vrij, Bastoni, Dumfries, Brozovic, Barella, Calhanoglu, Perisic, Dzeko, Lautaro Martinez
Juventus(4-3-3): Perin, De Sciglio, Rugani, Chiellini, Alex Sandro, Mckennie, Locatelli, Rabiot, Bernardeschi, Kulusevski, Morata



