Inter kërkon shërbimet e lojtarit të Bayern, Conte i prish punë ish-klubit
Corentin Tolisso, mesfushori që aktualisht është pjesë e Bayern Munich, shihet si një nga lojtarët më interesant në tregun e merkatos verore. Kjo për shkak se në fund të këtij sezoni, francezit i përfundon kontrata me bavarezët dhe palët duket se nuk e kanë për qëllim të vazhdojnë bashkëpunimin.
Në këtë formë, janë disa klubet që interesohen për 27-vjeçarin dhe një ndër to është edhe Inter. Zikaltërit e kanë opsionin e parë për të përforcuar ekipin duke qenë se futbollisti i Bayern shihet si elementi i duhur për të vënë rregull në mesfushë.
Mirëpo, zikaltërit nuk do ta kenë rrugën e shtruar teksa në mes është edhe Antonio Conte. Ish-trajneri i Inter, mund t’i prishë shumë punë italianëve pasi i ka kërkuar drejtuesve që ta shohin me prioritet nënshkrimin e francezit duke qenë se në mesfushën aktuale të skuadrës i vetmi që bind është Emile Hojbjerg. Megjithatë, në fund mund të vendosë edhe vetë dëshira e Tolisso, i cili nga janari do të ketë lirinë për të negociuar me klube të ndryshme.



