Serie A

Inter në Champions, Zhang Jr. shpërthen në lot (Video)

Interi arriti të sigurojë kualifikimin e shumëpritur në Champions League, pas një ndeshjeje ‘të çmendur’ të zhvilluar në ‘Olimpico’, ku mposhti Lazion me rezultatin 2-3.

Të gjithë zikaltrit shpërthyen në festë, përfshi lojtarë e tifozë, por ajo që ra në sy, ishte Zhang Jr., djali i presidentit kinez të Interit, Zhang Jindong, që njëkohësisht shërben si drejtues pranë klubit zikaltër.

Ai u pa të zbresë në fushë menjëherë pas vërshëllimës përfundimtare dhe të festojë me lojtarët e tifozët, ndërsa në një moment kamerat e fiksuan të shpërthente në lot për këtë arritje të zikaltërve.

Natyrisht që përlotja e tij ishte ndër më të komentuarat në Itali, ku shpesh herë grupet kineze janë akuzuar si të interesuara vetëm për të bërë biznes dhe jo për të çuar para fanellën.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency