Merkato

Inter në ndjekje të ish futbollistit të Milanit

Interi dhe Milani do të na dhurojnë një tjetër derbi këtë vit, teksa do të ndeshen më 27 dhjetor, në takimin e vlefshëm për çerekfinalet e Kupës së Italisë. Por, dy skuadrat e Milanos kanë një rivalitet edhe jashtë fushës së lojës, në merkato.

Së fundi drejtuesit e Interit kanë marrë kontakte me Barcelonën dhe kanë kërkuar informacione për blerjen e Gerard Deulofeu, futbollist që sezonin e shkuar përfaqësoi ngjyrat e Milanit. Kuqezinjtë kërkuan të blinin përfundimisht spanjollin, por Barcelona vendosi ta rikthejë në Katalonjë.

Gjithsesi, Deulofeu nuk ka gjetur hapësirat e mjaftueshme në formacionin e Valverdes dhe po kërkon për një tjetër skuadër, ku të marrë më shumë minuta, me qëllim sigurimin e pjesëmarrjes në Botëror me Spanjën.

Nga ana tjetër, edhe zikaltrit janë në kërkim të një alternative për dy anësorët Candreva e Perisiç dhe spanjolli përfaqëson një mundësi mjaft të mirë, pasi përveç kostos jo të lartë, është edhe një njohës i mirë i Serisë A.

Gjithsesi, krahas dy skuadrave të Milanos, Deulofeu ka tërhequr edhe vëmendjen e Napolit të Sarrit, që po mendon seriozisht blerjen e kartonit të tij në janar.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency