Merkato

Inter nuk dorëzohet për Pastoren, tjetër takim me menaxherin

Ka bërë dy afrime, por Interi vijon të jetë shumë aktiv në merkato. Drejtuesit e zikaltër po punojnë për të tjera afrime, ndërsa po kërkohet edhe një sistemim për futbollistë si Joao Mario, Santon apo Brozoviç.

Kështu, pasditen e sotme, mediet italiane raportojnë se Ausilio dhe Sabatini kanë darkuar sërish me menaxherin e Javier Pastores. Transferimi i fantazistit argjentinas te Interi duket shumë i vështirë, kjo edhe për shkak pagës së tij të lartë, por drejtuesit e Interit po vijojnë të këmbëngulin.

Gjithashtu po ndiqet me mjaft interes dhe vëmendje edhe pista Sturridge, me sulmuesin anglez që është thuajse i larguar nga Liverpooli, ndërsa mediet ishullore theksojnë se pikërisht Interi është skuadra favorite për të marrë shërbimet e tij.

Sa i përket merkatos në dalje, Joao Mario është shumë pranë transferimit në Premier League, te skuadra e West Hamit, ndërsa klubet po diskutojnë detajet e fundit të marrëveshjes.

Portugezi dëshiron të ndërrojë ambient, për të rritur shanset e pjesëmarrjes në kampionatin Botëror ‘Rusi 2018’. Gjithashtu, pasditen e sotme është diskutuar me Betisin, për një transferim të mundshëm të Davide Santonit, në Spanjë.

Mbrojtësi anësor gaboi në sfidën me Romën dhe marrëdhënia e tij me tifozërinë zikaltër është thuajse e thyer tërësisht, ndaj drejtuesit po synojnë t’i gjejnë një tjetër destinacion atij.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency