Serie A

Inter prezanton sot afrimin e radhës, brenda javës pritet qendërmbrojtësi brazilian

Pas Onanës, Mkhitaryan, Asllanit dhe Lukakut, Interi do të prezantojë sot edhe futbollistin e pestë të afruar gjatë merkatos së kësaj vere. Bëhet fjalë për 22-vjeçarin Raoul Bellanova, i cili do të paraqitet në mëngjes për vizitat mjekësore dhe më pas do të firmosë kontratën në zyrat e zikaltërve.

Futbollisti që luan në të dy krahët e mbrojtjes dhe mesfushës, vjen pas një sezoni mjaft pozitiv te Cagliari, teksa Interi do të paguajë një total prej rreth 10 milionë eurosh për kartonin e tij.

Bellanova shihet si pasuesi i Perisiç, por edhe një alternativë konkrete për Dumfries në të djathtë, teksa te Inter besojnë se kanë gjetur një anësor për të tashmen, por edhe të ardhmen.

Pas Bellanovës Marotta e Ausilio do të nxitojnë për të sjellë në Milano brazilianin Bremer, pasi largimi i Ranocchias dhe Kolarov ka lënë boshllëk në repartin e prapavijës.

Sa i përket Dybalës, te Interi janë të bindur që do të firmosin brenda mesit të korrikut. Megjithatë kjo javë është e rëndësishme, pasi synohet që të largohen emra si Vidal e Sanchez, që do të krijojnë hapësira për argjentinasin.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency