Serie A

Inter-Roma, një duel me “aromë” Championsi në San Siro!

Vijojnë sfidat  që projektojnë kualifikimin për në Championsin e rradhës dhe e tillë përkon të jetë edhe ajo e kësaj të shtune në Serinë A midis zikaltërve të Interit dhe verdhekuqve të Romës, përkatëisht vendi i tretë dhe i pestë në tabelën e klasfikimit që kanë një hendek prej 6 pikësh me njëra-tjerën. Sidoqoftë shpresat për skuadrën e Ranierit ende nuk janë shuar në këtë drejtim duke qenë se verdhekuqtë qëndrojnë vetëm një pikë poshtë vendit të katërt çka e bën transfertën e San Siros një stacion deçiziv për këtë synim. Pas asaj fitorje të Interit ndaj Frosinones dhe asaj ndaj Udineses për Romën të dyja skuadrat pritet të vijnë me një mentalitet pozitiv në këtë duel me fitoren që do të japë edhe verdiktin final për to. Gjithsesi, të dyja skuadrat do të kenë mungesa të rëndësishme në takimin e tyre të 172-të në Serie A, nga të cilët më parë 29 fitore kanë shkuar për skuadrën milaneze 22 për atë kryeqytetase dhe 25 janë mbyllur në barazim,e pikërisht në referencë të statistikave Roma nuk ka arritur dot asnjë sukses në katër përballjet e fundit ndaj zikaltërve.

Ndërkohë që statusi i skuadrës së Spalletit shfaqet më i konsoliduar në këtë pjesë të sezonit duke qënë se numërojnë vetëm një disfatë në 6 ndeshjet e fundit. Paralelisht rezultatet nuk kanë qënë kaq pozitive për verdhekuqtë pasi përpara fitoreve ndaj Sampdorias dhe Udineses numëronin 6 ndeshjet e fundit  në të gjitha kompeticionet pa asnjë fitore. Ajo e së shtunës sigurisht që pritet të jetë një ndeshje e amplifikuar në orientimin Champions. Një fitore hipotetike do t’i siguronte organikës së Ranierit vendin e katërt me vetëm tre pikë më pak nga Interi ndërkohë që për zikaltrit suksesi do të përkthehej në konfirmimin e vendit të dytë. Ndaj nëse skuadra e Spallettit do t’ia dalë të ruajë ritmin e kohëve të fundit dhe të mbajë të ulët profilin sulmues të Romës atëherë do të siguronte një fitore domethënse në këtë sezon duke ndezuar dritën jeshile mbi ambiciet që pasojnë.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency