Serie A

Inter-Skriniar deri në vitin 2023, sllovakut thuajse i dyfishohet paga

Pas një periudhe disajavore bisedimesh, Interi dhe Milan Skriniar ka gjetur gjuhën e përbashkët për një marrëveshje të re. Mbrojtësi sllovak ka pranuar të zgjasë edhe një vit kontratën, që tashmë skadon në vitin 2022. Nga kjo marrëveshje Skriniar, që ishte ndër më pak të paguarit te zikaltrit, përfiton një rritje të ndjeshme të pagës (paguhej 1.7 milionë euro në sezon).

Tashmë në llogarinë e tij do të shkojnë 3 milionë euro në sezon, plus bonuset, në varësi të numrit të ndeshjeve të luajtura dhe trofetë e fituar.

Kujtojmë që Skriniar kërkohet nga skuadra të mëdha, por Interi e vlerëson të paktën 100 milionë euro.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency