Inter-Torino/ Rreshjet nuk pengojnë tifozët zikaltër, formacionet zyrtare
Inter do të përballet me Torinon, në një ‘San Siro’ të mbushur thuajse plot, me 73 mijë të pranishëm në shkallët e stadiumit.
Tifozët zikaltër i janë përgjigjur thirrjes së klubit për të shkuar në stadium me shalle zikaltër dhe pritet të realizojnë një koreografi spektakolarë në mbështetje të idhujve të tyre.
Ndonëse Milano është përfshirë nga një rrebesh shiu në orët e para të së dielës, kjo nuk i ka penguar aspak fansat zikaltër, që të mbushin shkallët e stadiumit, ndërsa përgjegjësit e ‘San Siro-s’ konfirmojnë se rreshjet nuk do të pengojnë zhvillimin normal të ndeshjes.
Sa i përket ndeshjes, Spalletti nuk ndryshon asgjë, teksa konfirmon të njëjtën 11-she për herë të 5-të radhazi, ndërsa Mihajloviç vjen në Milano me 3-shen sulmuese Ljajiç-Falque-Belotti.
Ja formacionet zyrtare të 2 skuadrave:




