Futboll

Inter-Tottenham, projektojnë shkëmbimin Joao Mario-Dembele

Mesfushori i Tottenham, Mousa Dembele ka përfunduar në radarët e Interit. Edhe më herët belgu ka qenë i lidhur me një kalim në Serie A, pasi Milan dhe Juve kishin shfaqur interes për të, por së fundmi në skenë kanë dalë zikaltrit. Për të arritur te 30-vjeçari, Interi është i gatshm të ofrojë kartonin e portugezit Joao Mario, i cili e mbylli sezonin pikërisht në Premier League, i huazuar te West Ham. Tottenham e vlerëson mesfushorin rreth 30 milionë euro, ndërkohë që Inter për të lënë të lirë Joao Marion kërkon 35 milionë euro.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency