Featured

Inter zyrtarizon fanellën e Asllanit, mesfushori trashëgon numrin e kroatit

Kristjan Asllani ka nisur aventurën më të rëndësishme në karrierë teksa firmosi me Inter dhe së fundmi ka zgjedhur edhe numrin e fanellës për sezonin e ardhshëm. Mesfushori i kombëtares së Shqipërisë do të mbajë veshur bluzën me numër 14, duke trashëguar kështu një numër të cilën në vitin e kaluar i takonte Ivan Perisic, me kroatin që tashmë është larguar nga zikaltërit për t’u transferuar te Tottenham në Premier League.

Gjatë periudhës së tij te Empoli, Asllani ka veshur fanellën me numër 23, por te zikaltërit ky numër i përket Nicolo Barrelas. Megjithatë, 20-vjeçari shpreson që edhe numri 14 të rezultojë fatsjellës për të, teksa pritshmëritë e Interit për shqiptarin janë të larta.

Drejtuesit e italianëve investuan plot 14 milionë euro për të transferuar Asllanin në San Siro, ndërsa shqiptari firmosi një kontratë pesëvjeçare nga e cila do të përfitojë 1.2 milionë euro në sezon.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency