Interes mjaft i lartë për derbin, ja sa bileta janë shitur deri në orën 15:00
Orët kalojnë dhe atmosfera e derbit bëhet gjithnjë e më e nxehtë, teksa gazetari i SuperSport, Jurgen Zela raporton nga pika e shitjes së biletave, duke konfirmuar interesin mjaft të lartë nga ana e tifozëve.
Kështu deri në orën 15:00 raportohen rreth 12 mijë bileta të shitura, teksa në tribunat e rezervuara për tifozët e Tiranës, ka nisur shitja edhe e biletave të unazës së dytë të stadiumit.
Ndërkohë, në ato të rezervuara për tifozët e Partizanit, janë drejt përfundimit biletat në unazën e parë dhe pritet të nisë shitja për në unazën e dytë.
Parashikimet janë që në shkallët e “Air Albania”-s të ketë më shumë se 15 mijë tifozë, që do të shijojnë spektaklin e derbit të kryeqytetit, teksa mijëra të tjera do të mund ta ndjekin sfidën live në ekranin e SuperSport 3.



