Merkato

Interesim i dyfishtë për mbrojtësin e kombëtares, Chelsea-United përplasen në merkato

Mbrojtja e Chelsea do të pësojë ndryshim të shumta në merkaton e verës. Lojtarë si Antonio Rudiger dhe Andreas Christensen do të largohen drejt Real Madrid dhe Barcelonës.

Një gjë e tillë ndikon që “Blutë e Londrës” të kërkojnë një qendërmbrojtës në fund të sezonit. Një nga emrat që pëlqehet shumë nga Thomas Tuchel është Pau Torres.

The Telegraph raporton se klubi anglez kërkon shërbimet e qendërmbrojtësit 25-vjeçar, për të cilin duhet fituar konkurrenca me Manchester United, një tjetër klubi që po insiston për Pau Torres.

Lojtari iberik, autori i 17 ndeshjeve dhe 1 goli me kombëtaren e Spanjës, është një nga lojtarët kyç të skuadrës së Unai Emeri, që sot do të sfidojë Liverpoolin në gjysmëfinalen e parë të Champions League.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency