Kombëtare

Interesim konkret për Marash Kumbullën, e kërkon trajneri që e bëri të famshëm

Ivan Juric ishte në stolin e Hellas Verona kur Marash Kumbulla shkëlqeu me paraqitjet e tij. Mbrojtësi i kombëtares shqiptare u transferua te Roma verën e vitit 2020 për shumën e 26.5 milionë eurove.

Trajneri kroat drejton Torinon dhe kërkon ta ketë sërish në dispozicion Kumbullën. Corriere dello Sport shkruan se 22-vjeçari nga Malësia e Madhe është objektivi i madh i klubit “granata” për mbrojtjen.

Problem është fakti që Roma kërkon 20-25 milionë euro për ta lënë të lirë, shumë që Torino e ka të pamundur ta paguajë. Gjithsesi, drejtuesit e klubit të Serie A po tentojnë ta sigurojnë në huazim lojtarin shqiptar.

Juric e njeh në perfeksion Kumbullën dhe kjo nuk është hera e parë që kërkon ta marrë te Torino. Në fund vendos Jose Mourinho për të ardhmen e qendërmbrojtësit të Shqipërisë, i cili shpreson të përfitojë sa më shumë minuta në sezonin e ri me verdhekuqtë.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency