Futboll

Interesimi për Verdin, Bologna fikson çmimin

Drejtori sportiv i Bolognas, Riccardo Bigon ka treguar se shumë klube italiane dhe të huaja po kërkojnë informacione për talentin e kuqebluve, Simone Verdi. Ai u shpreh se deri tani Bologna i ka rezistuar ofertave, ndërsa bëri të qartë edhe çmimin e kartonit të tij, për të gjitha klubet.

“Simone është një talent i futbollit italian dhe po shfaqet në nivele mjaft të larta. Është lideri ynë dhe nuk duam të privohemi, por mund të them se kemi pasur oferta të shumta nga klube italiane dhe të huaja. Gjithsesi, bashkë me presidentin, kemi vendosur që të klubet e interesuara për të, të paguajnë 25 milionë euro, nëse duan shërbimet e Verdit”, tha Bigon.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency