Merkato

Interi “bëhet me krahë”, pranë firmës me Ashley Young

Në pritje të Arturo Vidal e Christian Eriksen, Interi është shumë pranë afrimit të parë në merkaton e dimirit.  Sipas medieve në Itali, Ashley Young është vetëm një hap larg zikaltërve. 34-vjeçari e ka gjetur marrëveshjen në planin personal, për një kontratë e cila do të zgjasë deri në verën e vitit 2021, dhe tashmë pritet vetëm “ok” i Manchester United.

Klubi anglez nuk e ka luksin të pretendojë shifra të ekzagjeruara për kapitenin, në radhë të parë për shkak se kontrata e tij me United përfundon në fund të sezonit, por edhe sepse Young nuk është një lojtar në pranverën e karrierës së tij.

Interi prej kohësh po kërkon lojtarë të aftë në krahët e mbrojtjes e mesfushës dhe, duke qenë se Marcos Alonso kushton shumë, e ka kthyer krejtësisht vështrimin nga lojtari i përfaqësueses angleze, i cili e ka treguar tashmë gatishmërinë e tij për t’u transferuar në Milano, ndërsa Conte mund ta përdorë si në të majtë ashtu edhe në të djathtë.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency