Interi blindon liderin e sulmit, rinovon deri në 2026-ën!
Tashmë është fakt i kryer. Lautaro Martinez do të rinovojë kontratën e tij me Interin deri në 30 qershor të vitit 2026. Sipas raportimeve të mediave italiane marrëveshja mes palëve është arritur dhe zyrtarizimi do të vijë në ditët e ardhshme. Aktualisht Lautaro Martinez i cili në këtë sezon ka shënuar 5 gola me zikaltrit në kampionat, është duke luajtur sezonin e tij të 4-t në Itali që kur Interi e bleu nga argjentinasit e Racing Club në vitin 2018-të për 25 milionë euro.
Kontrata aktuale e numrit 10 me Interin skadonte në vitin 2023 por palët vendosën të zgjasin bashkëpunimin me Lautaron që është kthyer në sulmuesin kryesor të Interit që pas largimit të Romelu Lukakut te Chelsea gjatë verës. Në kontratën e re që do ta lidhë Lautaron me Interin edhe për 5 vitet e ardhshme përveç sulmuesi do të ketë një rritje të konsiderueshme të pagës në rreth 6 deri në 6,5 milionë euro në sezon plus bonuset nga 2,2 milionë euro plus bonuset që përfiton aktualisht, por ndërkohë do të hiqet edhe klauzola e largimit prej 111 milionë eurosh që ekziston në kontratën e firmosur para më shumë se 3 vitesh.



